Nuk ka ditë të grave për Aferdita Dreshajn, ja me kë e kaloi ditën e nesërme

Afërdita Dreshaj dje i ka dhënë fund beqarisë.

Ajo u kurorëzua me hokeistin çek, Jakub Kindl, duke organizuar dasmë në Miami, shkruan lajmi.net.

Pas dasmës, ajo ka publikuar disa imazhe përmes të cilave tregoi se ishte dita më e bukur në jetën e saj.

Së fundi, ajo postoi një video në llogarinë e saj në Instagram, në të cilën shfaq motrën e saj Jehonën dhe disa mike të saj.

Njëherësh ajo tregoi edhe se nuk e ka filluar ende muajin e mjaltit, por argëtimin me miqtë po e vazhdon edhe pas dasmës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë