Kryesia e Rinisë Demokratike të Kosovës-dega Drenas, ka mbajtur mbledhjen e parë kosntituive


Drenas, 30.06.2018

Kryesia e Rinisë Demokratike të Kosovës-dega Drenas, në mbledhjen e mbajtur sot ka zgjedhur dy nënkryetarët dhe sekretarin e RDK-së.

1. Adelina Lladrovci- Nënkryetare e parë
2. Alban Krasniqi-Nënkryetar i dytë
3. Shkelzen Kastrati – Sekretar
4. Fatos Cërvadiku- Zyrtar për Media

Kryetari i porsazgjedhur e RDK-së, Egzon S. Zariqi në fjalën e tij theksoj: “Zotohem se do ta përfaqësoj denjësisht Rininë Demokratike të Kosovës – dega Drenas, kurse besimin që më keni dhënë për të parin e rinisë e konsideroj një sfidë dhe mundësi për të kontribuar në të mirë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe fuqizimin e të rinjve. Nga praktika e deritashme shihet se rinia mbetet pjesa më vitale e shoqërisë, por edhe pjesa më e rëndësishme e Partisë Demokratike.
Prandaj, unë personalisht ju premtojë që gjithmonë do të jem bashkë me ju, me punë, angazhim dhe përkushtim. Do të jem zëri juaj në mbrojtjen e interesave të rinisë dhe të gjitha meritat do të shpërndahen në interes të përgjithshëm dhe jo në atë individual.” ka thënë Zariqi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë