I arrestuari rreh policin në stacion policor

Një person i shoqëruar në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë, gjatë intervistimit ka sulmuar zyrtarin policor.

Policia e Kosovës njofton se i dyshuari ishte shoqëruar në stacion shkaku i mosmarrëveshjes që kishte pasur me konduktorin e një autobusi.

Zyrtari policor ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e këtij sulmi.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë