Opozita e Drenasit nuk lejon miratimin e dy pikave të rendit të ditës
Në Drenas sot është zhvilluar mbledhja e rregullt e Kuvendit Komuna. Gjithsej pika të rendit të ditës kanë qenë 11 ndërsa dy prej tyre nuk kanë kaluar, transmeton DrenicaOnline.
Asamblisti i Nisma’s Socialdemokrate në Drenas, Vehbi Berisha ka thënë për DrenicaOnline se sot u zhvillua debat i ashpër rreth disa pikave të rendit të ditës ndërsa fal angazhimit të përbashkët të opozitës ai thotë se u kthyen prapa dy propozim-vendimet më të diskutueshme të rendit të ditës.
Sipas tij, pika 3. Propozim Vendimi për kthimin e pronës komunale në zonën Kadastrale në Komoran të cilën e ka pasur në shfrytëzim Naser M.Gashi në Komoran dhe pika 4. Propozim Vendimi për kthimin e pronës në zonën Kadastrale në Komoran të cilën e ka pasur në shfrytëzim NTP “Mali-Com: në Komoran, nuk kanë kaluar pasi opozita solli dëshmi në Kuvend të cilat i kishte lëshuar Drejtoria e Urbanizmit./DrenicaOnline/


