Lladrovci dhe Halilaj bëjnë “simbolin e fitores”


Sot në komunën e Drenasit, përderisa po zhvillohej seanca e stërngarkuar me pikat e rendit të ditës, krerët e komunës së Drenasit gjetën pak hapësirë kohore edhe për fotografi.

I tillë ishte edhe veprimi nga kryesuesi i kuvendit komunal të Drenasit, Halilaj, i cili së bashku me kryetarin e komunës, Lladrovci, shkrepën një fotografi, duke bashkuar duart në shenjë të shqiponjës, duke përkrahur futbollistët shqiptarë në kombëtaren zvicerane.

Kështu të paktën ka bërë me dije në profilin e tij në rrjetin social, “Facebook”, vet kryesuesi i kuvendit komunal, Labinot Halilaj, i cili fotografisë ia ka bashkëngjitur mbishkrimin “Ne besojmë në ju. Forca shqipe!”

Për më shumë lajme nga Drenasi, ju lutemi bëjeni LIKE faqen tonë në Facebook: KLIKO KËTU

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë