Shikoni si janë vendosur shtyllat elektrike në mes të trotuarit në Drenas

Dhjetëra banorë të lagjës “Gani Elshani” në Drenas, janë shprehur të shqetësuar me vendosjen e shtyllave elektrike në trotuar nga Korporata Energjetike Distributive e Kosovës, (KEDS) duke iu shkaktuar vështirësi në qarkullim.

Përveç se u pengon vendosja e shtyllave elektrike në mes të trotoarëve, ata ndihen edhe të rrezikuar nga problemet që mund të iu kanosen shkaku i energjisë elektrike.

Në kushte anonimiteti, ata kanë dërguar edhe disa fotografi nga kjo rrugë, e cila pritet të asfaltohet nesër.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë