Drenas/ Tenton të blej gjëra me 100 euro false, përfundon në polici

Një femër ka tentuar të paguaj me një kartëmonedhë prej 100 euro false, në një market në fshatin Llapushnik të Drenasit.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës ku thuhet:

Ankuesi mashkull K/Shqiptar kishte njoftuar se e dyshuara femër K/Shqiptare kishte tentuar të blej disa artikuj në market me 100 € false.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka konfiskuar monedhën dhe e të dyshuarën e kanë shoqëruar në stac. E dyshuara pas intervistës me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Drenicapress/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë