Këta janë 74 personat që kanë përfituar sera nga Komuna e Drenasit (Dokument)

Komuna e Drenasit edhe këtë vit ka ndarë sera për fermerët e saj, transmeton DrenicaOnline.

Komuna ka bërë të ditur se janë gjithsej 74 fermerë që kanë përfituar sera për këtë vit.

Komuna ka njoftuar po ashtu se përfituesit janë nga fshatra të ndryshime të Drenasit.

Lista me përfituesit e serave e nënshkruar nga Drejtoresha e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik, Anita Avdullahu- Dvorani, është publikuar edhe në ueb-faqen e Komunës ndërsa të gjithë të pakënaqurit mund të parashtrojnë ankesë brenda pesë ditëve nga shpallja e kësaj liste./DrenicaOnline/

Për më shumë lajmë nga Drenica, bëjeni LIKE faqen tonë në Facebook: KLIKO KËTU

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë