Ky fshat i madh i Drenicës ka mbetur pa asfalt
Një fshatë i madh në Skenderaj ka mbetur pa asfalt.
Nëse jo diçka tjetër, ka asfalt. Kështu thuhet për Skenderajn. Por, një fshatë shumë i madh në këtë komunë nuk ka asfalt, shkruan lajmi.net.
Që nga pas lufta fshatarët e fshatit Klinë e Poshtme po kërkojnë që të asfaltohet rruga e fshatit të tyre. “Jemi të revoltuar në daç me qeverinë lokale në daç me atë qendrore. Që 20 vjet rruga është kështu. Pse veç tek ne nuk na asfaltuan rrugën, jemi taksapagues sikur të tjerët”, thotë një qytetarë i Klinës së Poshtme, teksa ka dërguar në redaksi edhe disa fotografi të rrugës.


