Egzon Zariqi është zgjedhur kryetar i Rinisë Demokratike në Drenas

Pas një procesi të brendshëm zgjedhor në 43 nëndegët e RDK-së, me pjesëmarrjen e të rinjve të moshës 16-25 vjeç, dje në Drenas është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i degës së RDK-së.

Në hapje të Kuvendit Zgjedhor të degës së RDK-së në Drenas kanë marrë pjesë kryetari i PDK-së Kadri Veseli, kryetari i degës Nexhat Demaku, kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci si dhe udhëheqës të tjerë të lartë të PDK-së.

Në një proces të rregullt dhe demokratik Kuvendi me votim të fshehtë ka zgjedhur Këshillin e degës prej 51 anëtarëve, si dhe 23 delegatët për Konventën e RDK-së.

Në vazhdim Këshilli i degës po ashtu me votim të fshehtë ka zgjedhur për kryetar Egzon Zariqin, i cili ka mbaruar Studimet Postdiplomike, në Fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Prishtinës.

Në konkurencë për të parin e rinisë në degë ishin ishin 3 kandidatë: Besian Murtezi, Edon Nishori dhe Egzon Zariqi, të cilët fillimisht shpalosën platformën për RDK-në.

Zariqi: Kandidimi im për Kryetar të RDK-së Dega në Drenas, vjen nga përkushtimi im i thellë për të kontribuar në avancimin e mëtutjeshëm të strukturave të RDK-së, që kjo e fundit të jetë shtyllë mbështetëse e Partisë Demokratike dhe te jemi një shembull i zgjërimit të personave të dijshëm, të edukuar, të arsimuar dhe të palodhshëm krahas së mirës se vendit tonë.

Këshilli ka zgjedhur edhe Kryesinë e degës prej 21 anëtarësh.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë