Rikthehen krismat me armë në odat e Drenicës, krisë alltia para Sami Lushtakut (Video)

Vëmendja e shumicës sot ishte tek ndeshja e Kampionatit Botëror, Kroaci-Argjentinë. Por, në odat e Drenicës kishte edhe më festë.

Me Sami Lushtakun në ballë të odës, muzika e mishi kishin qefleisur mysafirët. Për një moment, një nga të pranishmit në odë nxori armën duke ia krisur asaj nga dritarja.

Pasi shkrepi disa plumba, një person tjetër u afrua për t’i marrë armën personit që gjuajti (me këmishë të kaltër), shkruan Indeksonline.

Në atë kohë, shkrepësi i armës e mori një përgëzim nga Sami Lushtaku me një shtrirje të dorës. Megjithatë, muzika nuk ndaloi, atmosfera vazhdoi.

Gjuajtja me armë për ish të parin e komunës së Skënderajit nuk është një risi.

Gjashtë muaj më parë ai ishtë përfshirë në akuza pasi që kishte gjuajtur me armë në një ndejë në Banjë të Malishevës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë