Ka filluar pastrimi i “Parku Amerikan” në Skenderaj

Serioziteti dhe angazhimi i Kryetarit Bekim Jashari, për një ambient të pastërt, tashmë është dëshmuar duke arritur rezultate konkrete në çdo pjesë të Komunës së Skenderajt.
“Parku Amerikan” në Skenderaj, edhe pse shumë i frekuentuar nga qytetarët e Skenderajt, për një periudhë të gjatë kohore ishte shëndrruar në një vend pa përkujdesje dhe kishte marrë pamje jo të mirë.
Pastrimi i këtij parku ka filluar sot dhe do të vazhdojë deri në pastrimin e tërë të tij.
Komuna e Skenderajt mbetet e përkushtuar në largimin e mbeturinave, për një ambient më të pastërt, kështu duke eliminuar pothuajse të gjitha deponit ilegale dhe duke u përkujdesur në gjelbërimin e Qytetit.


