Fillon asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në fshatin Gllobar


Ne kuadër të projekteve nga lista e investimeve kapitale për vitin 2018, ka filluar asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në fshatin Gllobar të Komunës së Drenasit.

Ne këtë projekt do të përfshihen gjithsejtë 11 segmente, përkatësisht të gjitha lagjet e fshatit Gllobar. Të enjten ka filluar asfaltimi i segmentit të parë që lidh lagjen Morina në drejtim të Pishave të Kamenicës, ndërsa ditëve në vazhdim do të asfaltohen segmentet tjera në lagje.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë