Burri e rrah gruan në Drenas, e arreston policia

Është arrestuar një person në Drenas, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore, transmeton DrenicaOnline.
Dhuna është raportuar të ketë ndodhur të mërkurën në orën 13 e 40 minuta. Sipas policisë së Kosovës, viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ende nuk dihen motivet që kanë quar të dyshuarin të përdorë dhunë ndaj gruas të tij./DrenicaOnline/

