Pas tri vizitave të Thaçit në Itali, Mantova me investime konkrete në Kosovë

Gjatë një vizite në Mantova të Italisë, zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi, ka zhvilluar takime me biznese të ndryshme, që kanë shprehur interesim ta investojnë kapitalin e tyre në Republikën e Kosovës, konkretisht në sektorin e Bujqësisë.Thaçi ka takuar pronarin e fabrikës “Giallograno”, Pierpaolo Cavaglieri, ku pritet që në muajin e adhshëm të këtij viti të vijë në Kosovë me investime konkrete.Cavaglieri pritet të investojë në Kosovë në fushën e bujqësisë dhe Industrinë e përpunimit të pemëve dhe perimeve, që do të gjenerojë vende të reja pune dhe do ta fuqizojë sektorin e bujqësisë.

Me këtë hapë do vetëdijesohen prodhuesit duke ofruar informta e këshilla prdhuese, do rritet kapaciteti prodhues dhe do sigurohet tregu i shitjes së produkteve të agro-kulturës.Thaçi ia tregoi Cavaglieri kushtet që ofron Kosova për një investitorë të huaj, duke shtuar se janë miratuar një sërë kushtesh që ofrojnë lehtësira për bizneset e huaja që shprehin dëshirën ta investojnë kapitalin e tyre në Kosovë.Zëvendësministri i siguroi se Kosova ka bërë progres në fushën e investimeve të huaja me miratimin e infrastrukturës ligjore, kushtet afariste e të bërit bizës si dhe politikat fiskale.

Ai po shoqërohet nga drejtori i Bujqësisë në Komunën e Malishevës, Murat Hoxha, që në këtë komunë pritet të ketë investime nga bizneset e Mantovas.Delegacioni ishte nën shoqërimin e mërgimtarit që jeton dhe punon në Itali, Ragip Berisha, që ka ndihmuar në vënien e kontakteve me bizneseve Italiane.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë