Kosovë: Grabitje e armatosur si në filmat aksion, pesë vetura ndalojnë kombin me para, ja si ndodhi ngjarja…

Raportohet të hënën në mesditë në Leposaviq, persona të panjohur të maskuar me armë të gjata nën kërcënimin dhe krismën e armëve kanë plaçkitur kombin e një kompanie në të cilin kishte të holla, transmeton DrenicaOnline.

“Në plaçkitje janë përfshirë 5 vetura ku njëra prej tyre është gjetur e djegur në një rrugë lokale në Leposaviq, po ashtu një tjetër veturë është gjetur skaj rrugës në fshatin Melenicë dhe brenda saj shihet se ka të holla, ndërsa të dyshuarit kanë ikur me veturat tjera që kishin në dispozicion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Njësitet policore në cilësi të provave materiale kanë konfiskuar armë, disa të holla dhe gjëra tjera, përderisa me rastin janë duke u marrë njësitë policore dhe rasti mbetet nën hetime të mëtutjeshme./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë