Djali i Alban Dudushit dhe Bietës merr dhuratën më të bukur!

Alban Dudushi dhe partnerja e tij Bieta Sulo rreth një vit më parë u bënë prindër të një djali të quajtur Kroi Art.

Ata shpesh ndajnë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale momentet e ëmbla që kalojnë me vgëlushin e tyre, i cili sapo ka hedhur hapat e para në jetë.

Ditën e sotme Bieta ishte e ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë”, ku foli më tepër për ndjesinë e të qënurit nënë dhe marrëdhënies me Albanin. Gjatë emisionit ajo mori edhe një surprizë nga e motra e saj e cila duket të jetë shumë e lidhur me të nipin. Ajo e falenderoi Bietën për sjelljen në jetë të Kroit.

Pas kësaj surprize Bieta e emocionuar tregoi për një dhuratë mjaft të veçantë që motra e saj i ka bërë Kroit. Gazetarja tregoi se ajo i ka bërë një yll prej vërteti në qiell i cili mban emrin e tij.

Një dhuratë sa e kushtueshme aq edhe domethënëse. /revistawho.com

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë