Beogradi e quan kërcënim deklaratën e nënkryetarit të PDK-së, thonë se është “njeri i Thaçit”
Deklarata e nënkryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti, se s’mund të bëhet ndarja e Republikës së Kosovës, pasi, në të kundërtën “nuk mund të ndodhë ndarja pa e marrë Kosova Sanxhakun, pjesën e saj në Serbi dhe pjesën e saj në Mal të Zi”.
Kjo deklaratë ka nxitur reagime të shumta. Ishte fillimisht Zyra e ashtuquajtur për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e cila i ka cilësuar këto deklarata si; “Aktualizime për ëndrrën fashiste të shqiptarëve”.
Ndërsa, në ballinën e sotme të gazetës “Kurir” i është kushtuar një shkrim i veçantë kësaj teme, transmeton Indeksonline.
Aty është cituar Sylejman Ugljanin, kryetar i Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve, i cili e ka konsideruar kërcënim me luftën dhe ndarje të Serbisë deklaratat e Hotit.
“Nuk ka paqe derisa të kemi autonomi”, ka deklaruar Ugljani, duke shtuar se deklarata e nënkryetarit të PDK-së, “njeriut të Thaçit”, Rexhep Hoti, janë të rrezikshme.



