Lladrovci: I përjetshëm është kujtimi për Hilmi Haradinajn

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka ngushëlluar familjen e kryeministrit Ramush Haradinaj për vdekjen e Hilmi Haradinajt, babai i dëshmorëve Luan dhe Shkëlzen Haradinaj.

Lladrovci ka thënë se Baca Hilmi përballoi goditje të rënda dhe kurrë nuk u përkul, duke shpresuar se edhe kësaj here, në këtë betejë, do të dalë i papërkulur.

Ky është statusi i Lladrovcit i postuar në llogarinë e tij në FB:

Mbahuni të fortë Familje Haradinaj!

Sot, na preku thellë lajmi i trishtueshëm se Hilmi Haradinaj, u nda nga ne fizikisht.

Është lajm i pabesueshëm sepse, Baca Hilmi përballoi goditje të rënda dhe kurrë nuk u përkul, duke shpresuar se edhe kësaj here, në këtë betejë, do të dalë i papërkulur. Shpresoja sepse Ai ishte shembull se si bëhet qëndresa.

Në këtë ditë të rëndë për secilin nga ne që u prit e përcoll nga Baca Hilmi, që mori këshilla dhe u ushqye me bukën e tij, ky lajm i rëndë është edhe i papranueshëm.

Me rastin e kësaj humbje të pakompensueshme për Familjen e madhe Haradinaj, Kosovën dhe Kombin shqiptar, shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta!

I përjetshëm është kujtimi për Hilmi Haradinajn!

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë