I duhet edhe një stentë në zemër, kushtet e rënda ekonomike ia pamundësojnë operacionin

Ka të vendosura stenta në zemër, por prapë mjekët i kanë thënë së zemrës së tij i duhet edhe një tjetër. Por, një gjë të tille nuk mund ta përballojë Izmir Krasniqi nga Fushë Kosova. Ai thotë se kushtet e rënda ekonomike, nuk ia mundësojnë që t’i shtojë zemrës së tij ende jetë.

I përdor 12 lloje barnash. Është ky Izmir Krasniqi, i cili jeton në Fushë Kosovë dhe telashet më shëndetin e mundojnë prej vitesh.

Ka të vendosura stenta në zemër, e mjekët kanë kërkuar të vendos edhe një.

Por vështirësitë financiare i kanë pamundësuar të kryejë këtë ndërhyrje.

Pos problemeve më zemër, tension e sheqer, Izmiri ka lindur me një dëmtim në këmbën e tij të majtë.Ai ka një mesazh për ata që kanë mundësi t’i dalin në ndihmë.

Në Kosovë, nuk është vetëm rasti i Izmir Krasniqit që ka nevojë për ndihmë, dhe vuan nga shumë sëmundje.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë