Pak kohë më parë Morena Taraku zbuloi se është në një lidhje me miliarderin iranian Sasha Sobhanin.
Lidhja e tyre u komentua shumë pasi Morena ka lënë Kosovën dhe është zhvendosur të jetojë me të në Turqi.
Deri më tani Morena nuk ka publikuar foto apo video me Sashan, por ky i fundit poston shpesh pamje ku shfaqet me këngëtaren shqiptare.
Në pamje shihet Morena duke kërcyer në formë provokative para të dashurit të saj.
Ai nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale ka treguar se është shumë i dashuruar pas saj.



