26-vjeçarin e vranë mbrëmë në vendin e punës

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në një lokal të Ferizajt. Si pasojë e një përleshje në mes të disa personave nga goditjet me thikë ka humbur jetën Elvedin Ibrahimi, 26-vjeç.

I njderi ka humbur jetën pikërisht në lokalin ku punonte. Mësohet se personat që kanë shkaktuar përleshjen kishin sulmuar edhe më parë viktimën.

Ndërsa, qytetarët që e njihnin viktimën i thanë televizionit T7, se E.I, në të kaluarën kishte plagosur njërin prej të dyshuarve.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në oën 22:30, policia kishte dalur në vendin e ngjarjes ku është gjetur dhe konfiskuar mjeti i mprehtë-thika me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

Ndërsa, lidhur me rastin policia ka arrestuar (D.SH. m/sh/k 29 vjeç) për veprën penale ,,vrasje e rëndë’ si dhe ( M.M. m/sh/k 22vjeç) i dyshuar për veprën penale ,,pjesëmarrje në rrahje”.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion./Gazeta Express

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë