​Policia konfirmon për dy të plagosur te Sami Frashëri


Policia ka konfirmuar për dy të plagosur në gjuajtën me armë në Prishtinë, që ka ndodhur para pak minutash, tek gjimnazi “Sami Frashëri”.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prishtinë. Me të dalë në vend ngjarje policia ka konstatuar se behet fjalë për plagosje me armë zjarri, ku janë plagosur dy persona”, ka njoftuar PK.

“Personat e plagosur janë dërguar për tretman mjekësor. Ndërkohë që njësitë policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, thotë policia. /GazetaExpress/.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë