Fotografi të autobusit që u dogj rrugës

Një autobus i cili po bartte udhëtarë nga Gjilani për në Prishtinë ka marrë flakë dhe si pasojë është djegur i tëri.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Incidenti ka ndodhur në magjistralen Gjilan-Prishtinë, gjegjësisht në fshatin Brus.

Mësohet se në autobus ishin rreth 20 udhëtarë, e të cilët fatmirësisht janë larguar sapo është vërejtur tymi.

Policia dhe zjarrfikësit kishin dalë në vendin e ngjarjes.

Ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Por besohet se mund të jetë për shkak të ndonjë defekti të autobusit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë