Zyrtarin e FSK’së e bën nervoz ardhja e ushtarëve serbë në Bondsteel për ndeshje futbolli

Në bazën ushtarake të KFOR’it është mbajtur turniri i futbollit me ushtarëve të KFOR’it dhe Ushtrisë së Serbisë të ftuar në Bondsteel për këtë aktivitet. Kjo i ka penguar njërit zyrtarit të FSK’së, Prindon Sadriut, i cili është bashëkshorti i deputetes Vjosa Osmani. Ai thotë se është e papranueshme të mos ftohet FSK, e aty të luaj ushtria serbe.
Pak para se të nisë Kampionati Botëror ekipet e ushtarëve nga Turqia, Polonia, dhe SHBA kanë luajtur ndeshje miqësore në Bondsteel, ku të ftuar kanë qenë edhe një ekip i ushtarëve nga Serbia, shkruan Gazeta Express.
“Truniri demonstroi vullnetin e mirë për bashkëpunim mes Forcave të Kosovës – KFOR’it dhe Forcave të Armatosura të Serbisë”, thuhet në faqen e Bondsteelit.
Përderisa KFOR e përshkruan si aktivitet mjaft pozitiv, kështu nuk e sheh zyrtar i FSK’së, Prindon Sadriu, i cili është burri i deputetes së LDK’së, Vjosa Osmanit.
“E pa pranueshme që ushtarët serb të Ushtrisë së Serbisë të luajnë futboll në Kampin Bondsteel, ndersa ushtarakët e FSK-së, si nikoqir as të mos ftohen”, ka shkruar pjestari i FSK’së.
Ekipet përbëheshin nga ushtarët që patrullojnë në pikën kufitare Kosovë-Serbi.