​Veseli prezanton PDK’në e re

Një video e publikuar nga Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tregon fytyra të reja të kësaj partie – e cila ka nisur një platformë reformuese me moton “Dekada e Re”.

Aktualisht, PDK po zhvillon zgjedhjet në Rini, ndërsa, pas këtyre, në vjeshtë PDK do të hyjë në zgjedhje të strukturave drejtuese, përfshirë Kryetarin dhe Kryesinë.

“Një energji shumë pozitive na vjen nga këta të rinj, që janë bërë pjesë e Dekadës së Re dhe që duan të marrin përgjegjësi. Ata besojnë në platformën e Dekadës së Re dhe duan ta jetësojnë atë. Për këtë, do të punojmë bashkë. Kjo është një përmbledhje e debatit që pata ditë më parë me disa nga Kryetarët e Rinisë Demokratike”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook, sipër videos që ka publikuar.

Veseli, në tubimet që ka mbajtur me të rinjtë, ka theksuar se PDK ka nevojë për reformë të thellë.

Derti më tash, sipas PDK-së, mbi 20 mijë të rinj i janë bashkuar Dekadës së Re.

Debati me rinine – Dekada e Re

Një energji shumë pozitive na vjen nga këta të rinj, që janë bërë pjesë e Dekadës së Re dhe që duan të marrin përgjegjësi. Ata besojnë në platformën e Dekadës së Re dhe duan ta jetësojnë atë. Për këtë, do të punojmë bashkë. Kjo është një përmbledhje e debatit që pata ditë më parë me disa nga Kryetarët e Rinisë Demokratike. Shikojeni dhe shpërndajeni. #DekadaeRe

Posted by Kadri Veseli on Monday, June 11, 2018

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë