Ambasada e Kosovës në Podgoricë ul flamurin në gjysmështizë për Vokrrin

Ambasada e Republikës së Kosovës në Mal të Zi ka ulur flamurin shtetëror në gjysmështizë për të nderuar figurën e Fadil Vokrrit.

Koha.net ka siguruar një fotografi ku shihet flamuri shtetëror i Kosovës i ulur në gjysmështizë para ndërtesës së Ambasadës në Podgoricë.

Për vdekjen e Vokrrit kanë raportuar edhe mediat në Mal të Zi, të cilat kanë dhënë edhe biografi për karrierën e tij si futbollist profesionist.

Vokrri vdiq sot në mëngjes derisa po ushtronte në palestër. Ai ishte 57 vjeçar, ndërsa pas vetes ka lënë bashkëshorten dhe tre fëmijë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë