Naser Ramaj i shokuar nga vdekja e legjendës së futbollit, Fadil Vokrri

Presidenti i Klubit Futbollistik “Feronikeli” nga Drenasi, Naser Ramaj, vdekjen e hershme të Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri e ka quajtur një humbje të madhe për sportin e Kosovës.
Vokrri, pak ditë para se të vdiste ka qëndruar në hotelin e Naser Ramajt në Budva ku është pritur ngrohtë dhe me shumë kënaqësi.
Ramaj thotë se Vokrri ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për futbollin dhe kontributi i tij do të mbetet i pashlyeshëm në historinë e sportit kosovar, dhe jo vetëm.
Ramaj i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve të Vokrrit, Federatës së Futbollit të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës./DrenicaOnline/