Ministri Hasani: Futbolli ynë gjithmonë do të identifikohet me emrin, Fadil Vokrri!

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka shprehur dhimbjen e tij pas vdekjes së legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
Ministri Hasani ka thënë se Vokrri ishte njeriu më meritor për hapjen e dyerve drejt anëtarësimit të Kosovës në dy shtëpitë e futbollit, UEFA dhe FIFA.
“Legjendë, jemi rritur me dashurinë për ty dhe futbollin. Ti prej sot nuk je vetëm fizikisht me ne por, emri yt nuk do të harrohet kurrë. Futbolli ynë gjithmonë do të identifikohet me emrin, Fadil Vokrri! Dritë pastë shpirti yt!”, ka shkruar ai.