Lladrovci: Vdekja e Vokrrit, lajm i trishtueshëm

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka shkruar status në FB për vdekjen e legjendës së Futbollit, Fadil Vokrri:

Statusi i plotë:

Sot, kaloi në përjetësi, Fadil Vokrri. Lajm sa i trishtueshëm aq edhe i pabesueshëm. Kombit tonë nga sot i mungon një vigan i sportit dhe atdhedashurisë.

Legjenda e fushave të blerta, që i bëri ballë sfidave të një shteti okupator, duke promovuar dhe ngritur lartë, krenarinë tonë në futboll, gara fer dhe me shpirt sportisti, do të mungojë fizikisht.

Fadil Vokrri, ishte përfaqësues i denjë i sportit me shpirt, vullnet dhe guxim shqiptar!

Qoftë i përhershëm kujtimi për Fadil Vokrrin!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë