Lladrovci përgezon Naser Ramën për përkrahjen që po ia jep futbollit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka komentuar suksesin e radhës së KF. Feronikeli.
Ai ka edhe falenderime për njerëzit që po japin kontribut në zhvillimin e klubit të Feronikelit.
Statusi i plotë i Lladrovcit në Facebook:
Përgëzoj nga zemra trajnerin e klubit të Ferronikelit, U13, Zeqë Hasin, për vendin e parë, kampion të Kosovës për moshën U13.
Përgëzoj po ashtu, Naser Ramën për përkrahjen e pakursyer ndaj të ardhmes së futbollit jo vetëm në Drenas e Drenicë, por edhe më gjerë.
Falënderim i veçantë shkon për prindërit e futbollistëve të rinj të Ferronikelit U13, të cilët patën besim në klubin dhe trajnerin e Ferronikelit që me bashkëpunimin dhe kontributin e tyre, Ferronikeli U13, arriti sërish në maje të futbollit me shpresat e futbollit jo vetëm në Drenicë, por edhe në Kosovë e më gjerë.
Ferronikeli U13 kampion. Krenar me Juve!