Aksident i rëndë në Veternik

Një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje të Prishtinës.
Lexues të KALLXO.com kanë dërguar fotografi ku shihet aksidenti në rrugën që shpie për Ferizaj, më saktësisht në lagjen ‘Veternik’.
Në fotografi shihen pjesë të veturave që janë shpërndarë në rrugë. Në vendngjarje ka dalë Policia, ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar.


