Komuna e Drenasit njoftim të rëndësishëm për fermerët


Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik në bashkëpunim me IPKO Telecommunications, i fton fermerët e Komunës së Drenasit që të vijnë të regjistrohen në sistemin online, më datën 12.06.2018 (e martë) nga ora 09:00 – 15:00, në objektin e Komunës së Drenasit.

IPKO gjatë këtyre muajve ka instaluar disa stacione agrare në territorin e Kosovës, në kuadër të projektit “IPKO-Parashikimi Agrologjik”. Këto stacione, do të gjenerojnë informata të sakta agrologjike për këto kultura: Molla, Mjedra, Vishnja dhe Speci.

Për të pranuar këto informata, fermerët duhet të regjistrohen në bazën e të dhënave të IPKO-s, ndërsa përmes SMS-ve, do të njoftohen rreth parashikimit agrologjik, parashikimit dhe sinjalizimit për sëmundjet dhe faktorët që mund të sulmojnë kulturën e Mollës, Mjedrës, Vishnjës dhe Specit. Fermerët të cilët nuk posedojnë numër të IPKO-s, do të pajisen edhe me nga një numër të IPKO-së (Pa pagesë). Ndërkohë gjatë takimit të së martës, fermerët do të informohen nga katër agronomët e IPKO-s rreth gjenerimit të të dhënave nga këto stacione agrare. IPKO synon që deri në fund të projektit, të instalojë deri në 100 stacione agrare, në shtatë regjione, duke mbuluar të gjithë territorin e Kosovës.

Ju mirëpresim!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë