Këngëtarja e njohur, Besjana Kasami e njohur për publikun si “Big Mama”, kohën e fundit është bërë një ndër këngëtaret më të përfolura në mediat rozë sa i përket pamjes fizike.
Ajo arriti të përshëndetet me kilogramët e tepërta dhe tani me krenari pozon para aparatit duke theksuar linjat e përkryera trupore, shkruan rtv21.
Këngëtarja së fundi ka publikuar disa fotografi në llogarinë e saj në “Instagram”, ku shihet një Big krejt tjetër. Këngëtarja 32-vjeçare me sharmin dhe elegancën e saj rrëmbeu vëmendjen e shumë ndjekësv.
Big Mama ka veshur një fustan me ngjyrë të kaltër të errët dhe një grim që i shkon mjaf mirë. Ndryshe “I len krejt” është projekti i fundit i këngëtares, i cili së bashku me videoklip është lansuar tre muaj më parë.