Vdes i riu në Sankoc të Drenasit, u vetaksidentua me motor

Një vetaksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot në fshatin Sankoc të Drenasit.
Burimet e DrenicaOnline brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00 në Sankovc ndërsa viktimë është një motorist i moshës së re
Në vendin e aksidentit ka dalë menjëherë Policia e Kosovës e cila është marrë me rastin.
Viktima është nga i njëjti fshat ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar në Shtëpinë e Shëndetit në Drenas./DrenicaOnline/