“Dheu i Bardhë” i jep mbështetje të fuqishme NISMA’së Socialdemokrate

NISMA Socialdemokrate , dega në Gjilan është duke e vazhduar procesin e konsolidimit dhe zgjerimit të saj. Të dielën kjo parti ka themeluar edhe një nëndegë në lagjen “Dheu i Bradhë 2”, kryetare e së cilës është zgjedhur Mimoza Ramadani. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, kryetari i NISMA në Gjilan, Bajram Hasani, njëherësh ministër i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës.
Hasani nëpërmjet këtij postimi ka yjëmë NISMA Socialdemokrate po e zhvillon me shumë sukses procesin e konsolidimit dhe zgjerimit të saj.
“Në këtë kuadër javëve të kaluara në degën e NISMA Socialdemokrate në Gjilan kemi themeluar dhjetëra nëndegë, qindra të rinj e të reja me vullnet dhe energji të pashoqe tashmë janë bërë pjesë e familjes sonë të madhe socialdemokrate. Këtë të diel e themeluam edhe një nëndegë të re, në “Dheu i Bardhë 2”. Në praninë e dhjetëra anëtarëve të rinj, zgjodhëm kryetaren dhe kryesinë e nëndegës. Kryetare e kësaj nëndege u zgjodh Mimoza Ramadani.”, ka thënë ministri Hasani.
Sipas tij, e rëndësishme është që NISMA nga të gjithë po shihet se parti e shpresës për krijimin e një mirëqenie për të gjithë. Hasani ka vlerësuar se forcimi dhe konsolidimi i radhëve të tyre është edhe si rezultat i punës se asamblistëve të NISMA’së në qeveritë komunale por edhe puna suksesshme në nivelin qendror.