Lladrovci kujton ditëlindjen e heroinës Xhevë Lladrovcit, së shpejti shtatorja në bronz

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me rastin e ditëlindjes së heroinës Xhevë Krasniqi Lladrovci, që korrespondon edhe me Ditën e fëmijëve, thekson se kjo ditë është “simbolikë e dhimbshme”.
Ja postimi i Kryetarit Lladrovci në rrjetin social:
“Në Ditën ndërkombëtare të Fëmijëve, është ditëlindja e Heroinës së kombit, Xhevë Krasniqi Lladrovci! Simbolikë e dhimbshme për të gjithë neve.
Në shtator bëhen 20 vjet pa praninë fizike të Heroinës Xhevë.
Në shtator do të përjetësohet në bronz shtatorja e Heroinës, në Sheshin e Drenasit që aq shumë e ka dashur!”