Eliza Hoxha rrëfen se çka i ndodhi në Merdare
Pasi e ndalën kufitarët serbë, Eliza Hoxha ka treguar në detaje kontrollet e policëve kufitarë serbë që ndaluan tri fotografi të saj dhe katalogun që pritej të ekspozohej në festivalin “Mirdita, Dobar Dan” në Beograd.
“Momentin kur e kanë marrë këtë çantën me katalogë edhe e kanë celë, dhe i kanë pa aty fotografitë. Aty filloi tronditja. Ideja se cka ka në ato punime. Iu tregova se punimet janë të njëjta si ato të katalogut”, ka thënë Hoxha për KTV.
“Halë në sy e patën fotografinë që vjen prej protestave ku shihet afishi me UCK”, ka vazhduar tutje ajo.
Hoxha ka treguar se ishin disa prej simbolevbe të UCK’së, vargje të Ali Podrimjes dhe fotografi nga pavarësia e Kosovës që, sic tregon ajo, kishin ‘destabilizuar’ kufitarët serbë.
Fotografitë e flamujve të Kosovës dhe Shqipërisë ndalohen në kufirin me Serbinë
Tri foto të Eliza Hoxhës në të cilat shihen flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë nuk janë lejuar në kufirin me Serbinë si pjesë të ekspozitës që pritet të mbahet në festivalin “Mirdita, Dabar Dan” në Beograd.