Mjet i dyshuar shpërthyes në Çikatovë të Vjetër

Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur gjatë ditës së sotme në fshatin Çikatovë e Vjetër të Drenasit.

Burimet e DrenicaOnline brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se mjeti i dyshuar është gjetur në oborrin e një shtëpie.

Pronari i shtëpisë e ka lajmëruar policinë e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë sigurimin e vendit ndërsa aty është ftuar edhe FSK me njësitin e saj për de-minimin e mjeteve shpërthyese./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë