Kryetari Lladrovci vizitoi qendrat ku u mbajt testi i maturës


Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vizituar sot të gjitha qendrat ku është zhvilluar testi i maturës për nxënësit e klasave të dymbëdhjeta.

Gjatë vizitës, Kryetari Lladrovci u ka uruar nxënësve suksese dhe rezultate sa më të larta në testin e maturës, duke ju thënë se vetëm përmes rezultateve të mira të arritura në mësim varet e ardhmja e juaj dhe e vendit.

Kryetari Lladrovci u njoftua për së afërmi me administruesit e testit, të cilët e informuan se testi ka filluar me kohë dhe nuk ka pasur asnjë incident gjatë mbajtjes së testit.

Testit të maturës i janë nënshtruar 955 nxënës nga dy shkollat, ku është mbajtur në dy shkollat e mesme, Gjimnazi “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” dhe Shkolla Profesionale “Fehmi Lladrovci”, si dhe në shkollën fillore “Rasim Kiçina” në Drenas, me 7 qendra të testimit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë