Rrahën fortë dy femra në një familje

Gjatë natës së të dielës në Podujevë, dy femra të një familjeje janë rrahur në mes vete. Madje dyjat kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Për ta ndalur rrahjen ka intervenuar edhe Policia e Kosovës. Ato janë intervistuar nga prokurori dhe janë liruar në procedurë të rregullt.

Ky është njoftimi i plotë Policisë:

Podujevë 26.05.2018-21:30. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje, janë rrahur në mes veti dy të dyshuara femra K/Shqiptare. Si pasojë e rrahjes të njëjtat kanë pranuar trajtim mjekësor. Të dyshuarat janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë