Ndodh në Drenas, makinat bllokojnë autoambulancën në shtëpinë e shëndetit |Foto

Faqja “Shqetësimet e Qyetarëve të Drenasit” ka publikuar disa foto, në të cilat shihet sesi autoambulanca e shtëpisë së shëndetit “Dr. Hafir Shala” nuk mund të afrohet tek hyrja kryesore, si pasoj e makinave të parkuara pa vend.
“Të nderuar qytetar të Drenasit, një qytetar na ka dërguar disa foto të cilat pasqyrojnë gjendjen e parkingut në Qendrën Kryesore të Mjekësisë familjare Dr. Hafir Shala në Drenas ku shihet se autoambulanca nuk mund të afrohet tek hyrja e emergjencës. Shikojeni fotot dhe vlerësojeni vet”, thuhet në postimin e faqes.