Në Zabel të Ulët shpërndahen kontinjer të mbeturinave

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, ne bashkëpunim me ndërmarrjen Pastrimi, të shtunën kanë bërë shpërndarjen e kontinjerëve të mbeturinave në fshatin Zabel i Ulët, ku mbulushmëria ne këtë fshat deri me tani ka qenë nën 30 për qind, dhe tani me shpërndarjen e kontinjerëve ky fshat fshati ka mbulushmëri në secilën lagje.
Drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi tha se me shpërndarjen e kontinjerëve do të vazhdojmë edhe në fshatra të tjera ku përqindja e shpërndarjes me kontinjer është më e ulët, ndaj ka kërkuar nga qytetarët e Komunës së Drenasit të jenë të përgjegjshëm ndaj mjedisit ku jetojmë dhe të veprojmë, me qëllim të ruajtjes së ambientit.