19 vjet nga rënia e dëshmorit Fehmi Demiqi

Ishte data 24 maj e vitit 1999 ku në Koshare ra heroikisht luftëtari i dalluar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Abria e Epërme e Drenasit, Fehmi Demiqi. Fehmiu ishte varrosur në Koshare, por pas lufte është rivarrosur në varrezat e dëshmorëve në vendlindje.
Fehmiu u lind më 4 shkurt 1972, në Abri të Epërme. Kushtrimi i lirisë që kishte trokitur te të gjithë kosovarët bëri që Fehmiu të bëj çmos për t’u inkuadruar në radhët e ushtarëve tanë të lirisë.
Dëshira e tij do të realizohet, më 27 mars 1999, duke u inkuadruar në Batalionin e Tretë të Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla” të Zonës Operative të Dukagjinit.
Sipas Ismail Hotit, pas ofanzivës së parë serbe në shtatorin e vitit 1998, Abria ishte djegur shkrumb e hi dhe Fehmiu detyrohet të tërhiqet me gjithë familjen e gjerë në Drenas te axha i tij Rrahimi.
Pas një kohe qëndrimi aty, ku ishin mbledhur e gjithë familja e farefisi, Fehmiu merr bashkëshorten Eminen dhe vajzën e tij Artën dhe kërkon strehim te familja e shoqës në Klinë.
Pasi ishte siguruar se gruaja dhe vajza e tij kishin gjetur strehim dhe ushqim të mjaftueshëm, ai do t’i përkushtohet aktivizimit në radhët e ushtarëve të lirisë.
“Ne të gjallë e serbët të na vrasin, nuk do të lejojmë kurrë këtë”, sikur ishte betuar, duke përqafuar Artën e vogël, para se të nisej në rrugën e lirisë.
Pastaj i kishte lëshuar në prehër të shoqës, sikur ia lente amanet të kujdesej për të dhe ta donte dyfish, edhe pjesën e dashurisë së tij ndaj së bijës.
Në Brigadën 131 “Jusuf Gërvalla” atë do ta angazhojnë në furnizimin me armatim të njësive të ndryshme. Këtë detyrë do ta kryej me përkushtim Fehmiu deri më 24 maj 1999, kur bjenë në pritë të armikut, në Bjeshkët e Belegut, në vendin e quajtur Bogiqe. Fehmiu ishte ngarkuar me detyrë të bartë shokë të plagosur në kufirin shqiptaro-shqiptar. Ishte një ditë përplotë mjegullë dhe nuk mund të shihej as edhe në afërsi. Mjegulla përbiu edhe Fehmiun, për fatin e të cilit më nuk dihet asgjë.
Kushtuar: Deshmorit Fehmi Demaj
Dit e zymtë. Moti i vranèt.Flladi i dendur qè me sillet verdall kokès, dhe sikur kerkon te me thottè diqka…Ç’mund tè jetè vallè?
Po èshte pranverè, o djell i dashur! A nuk duhej ngrohje tè gjith njè soj? Mua lulet sod nuk po me buzeqeshin.dielli nuk po indan rrezet edhe me mua,gjumi pome perzè e made as zogjtè nuk mè pershendesin!
Tash e 19 pranvera, mu nè ket dat, çdo her kthehem nè koh udhetoi shum prapa kujtoi kohèn kur ishim femijè….Sa shum tè gezontè pranvera o i ndjeri Vèlla!
Madje te gezonte ma shum.sè mua edhe mashum sè dy vllezrit dhe dy motrat tona.
Merzitem. Eh sa shumè merzitem pèr faktin sè kèt pranverè ashtu si 18 pranvera tjera para ksaj un po i pres duke shkelur mbi dheun qe tash e 19 vite eshte ber petku i yt!
A thua vallè a depertoin rrezet e djellit tè liris gjer tè shtati i ytè?
A ja vlejti vèlla qè shtati yt akoma injomè dhe i pa prekur farè nga rrudhatè,tè sakrefikohej dhè nè mosh aq te re tè vyshkej?
Pa dyshym qè po!
Ti, vèlla i dashur hero i Kosoves le pas nje familje qe nuk ju nenshtrua kurr asnjè pushteti, Babai ynè Nazifi na rriti me punè krahu, mè djerse e me mundè, vetem e vetem qè ne gjashtè femijet e tij, mos ti nenshtrohemi asnjèher regjimit tè asaj kohè, vetem qe mos te hym nè thundrat e bajlozav tè ati regjimi dhe èshte perte ardhur keq, se si ti, Fehmi bashk me shum fshatar tè fshatit tonè( Abri e Eperme) u maltretuat dhe u keqtrajtuat nga shqip-folesit.
Qysh si femi, nè vitin 1982, vetem pse shkruanit parullèn “Kosova Republikè” u rrahet dhè u maltretuat vetem pse e donit Kosoven!
Te Qliruara nga thundrra serrbo sllave dijeni tè gjith o miq! E mesemiri kto ngjarje i din se i perjetoi sebashku me ty Bashk fshatari yn Islam Muliqi dhe shum tè tjer ishin deshmitarè te maltretimevè te vllaut tim te ndjer Asokohe, me 12 prill, gazeta RILINDJA shkruantè ; Ne fshatin Abri e Eperme u zbulua njè punkt armiqsor prej 28 vetave!
Nuk u ndalè! Fare nuk tè zbrazen! maltretimet e asaj kohe Fehmiu ynè veshi uniformen, shtati i ti ende i ri u vesh me uniformè tè UÇK-sè dhe duke sherbyer nè zonèn e Dugagjinit kreu obligimin qè kishte ndaj vendlindjes dhe tokes sè tij.
Vllau ynè me i vogeli nder ne Rrahmani, ishte ushtar ne territorin e Drenices. Edhe pse i plagosur dy her me shum.plag ne trup fal zotit lart mbi ne, aj sod èshtè gjall dhe gezon nje jet tè mirè, Ndersa Fehmiun, as nèna me zemer tè plagosur e me shpirtè tè rènduar nga vuajtjet e frika, as vllezerit e motrat, as baba i shtyer ne moshè, as gruaja e madje as bija e tijè e vogel,nuk munden ta pasevizoin.
Ishtè nè pytje vatani, o miq! Ndoshta pèr ju mund tè mos kèt ndonjè rèndesi aq te veqantè, po per vllain tim tè madh atèdheu vlejti me shumè se jeta e tij.
Ai nuk e pa vajzèn e tij tek rritèj,tèk hidhte hapat e parè, tekè flistè fjalet e para,nukè e pa nuk mundi ta shihtè se Kosove po e percellohej nga flakèt qe ikishin vène forcat serb!
Ne mes krismash lufte,Arta e vogel trembej ne prehrin e nenës.
Kush e di,ndoshta po ta kishte pasur te atin pranë,nuk do ishte trembur aq shumë…
Por mu në ate kohë,Fehmiu po bartte ushtar te plagosur nga Kosova per ne spitalet e Shqiperisë,ku ra heroikisht ne luftime me forcat serbe,ne Bjeshket e Belegut. Dhe ja aty,pikerisht ne ato momente,edhe lulet,edhe dielli edhe zogjët,edhe vet natyra ndryshoi,e u zbeh per mua!Atë dite ishte pranvere ,ashtu siq eshte edhe sot,shenonte data 24.05.1999 ate dite kur gjaku yt filloi te ujiste drendafilat e tokës se Kosoves,beri qe qdo vit te kesaj date,te gjithe elementet e kesaj natyre te mbanin zi.
Kosova kishte humbur nje LUAN te patrembur!
Lotët e prinderve qe u derdhen ate dite,lotët e gruas,lotët e se bijes se vetme qe e le si kujtim,lotët e terë familjes do te behen mallkim per te gjithē shoket qe tradhetuan e u pasuruan duke fituar nga situatat e luftës,falë Zotit familja jonë as atëhere e as sot nuk mvaret nga pushteti,ti sot Fehmi nuk po e gezon ketë pranver,nuk je ne mesin tonë,nuk i ke pare as motrat tona tek martoheshin te lumtura,as fytyren e një zonjushe te vogel te bijes tende,as plakjen e prinderve te dashur nuk mund ta percjellje,por ne zemrat tona,ne mendjet tona,kujtimi yt eshte i freskët vella!
Ti para syve te mi akoma del si vellau me i madh ne familje,si djali çapken dhe me i perkdheluri,qe na donte dhe na ndihmonte te gjith te tjereve! Je akoma ketu brenda,je akoma ketu ne shpirt,vella! Dhe gjithmonë do te jesh.