Këngëtari i muzikës së dasmave, Duli është mjaft i kërkuar dhe i dashur për fansat e këngës së tij.
Ai shpesh shihet në mbrëmje e ahengje duke performuar dhe aty ka një atmosferë që e shijojnë në maksimum të pranishmit, përcjell ORAvip.
Por ndryshe nga të gjitha heret, Duli i këndon këngën e preferuar gruas së tij në mes të dasmës.
Derisa ai i këndonte ajo vallëzonte dhe të gjithë dasmorët shihen përreth tyre duke e shikuar këtë moment të bukur të çiftit.