Adelina Ismaili pasi publikoi këngën e re thumbon ‘keq’ këngëtaret e estradës

Diva e estradë shqiptare ka vetëm pesë ditë që ka lansuar projektin e ri me titull “T’iqe“.

Këngë kjo e cila u komentua gjatë për shkak të tekstit që përmban, e që duket padyshim një ‘diss’ për shumë këngëtare tjera të estradës tonë, shkruan Gazeta Blic.

E tani ajo ka publikuar një InstaStory, në të cilën dëgjohet dhe kënga e këngëtares në sfond teksa përzien një çaj e në të cilën shkruan se kënga është realizuar për qejf duke bërë hajgare me pseudo artistet e estradës dhe femrat e sponzoruara.

“Kur e dëshmon veten si artiste ndër vite me shumë hite dhe kur ke një bazë të fortë të fansave tash e 3 dekada dhe vjen me një pikë ku bën muzikë për qejf dhe bën hajgare me shumë pseudo artiste dhe prek temat më të rënda në shoqëri, këtë herë diva thumbon femrat e sponzoruara. Me një spot vret shumë zogj” shkruhet në postimin e bërë nga një fans i Adelinës të cilin dhe vet ajo nuk ka hezituar ta publikojë në llogarinë e saj në Instagram, duke i shprehur dashurinë që ka për fansat e saj.

“I dua fansat e mi” ka shkruar Adelina në publikimin e bërë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë