Korabi ‘tranohet’ pas syve të kësaj femre, ia fotografon fshehurazi

Ndarja e këngëtarit Korab Shaqiri doli të ketë qenë një ‘mashtrim’ me gjasë sa për efekt medial gjë që e arriti vëmendjen e kërkuar.

Lajmin i cili bëri bujë të madhe mediale, e demantuan vetë publikimet që çifti në fjalë bënin kohë pas kohe, duke u parë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Aq më tepër tani kur u zbuluan, Korabi e Lulkaçela nuk ndalojnë së publikuari imazhe të njëri-tjetrit, për të treguar edhe njëherë se gjithçka po funksionon si mos më mirë.

Së fundi, në profilin e Korabit keni rastin të shihni sytë e bukur të bashkëshortes, derisa po të tilla postime nuk munguan as nga ana e Lulkaçelës.

Përfundimisht, martesa e tyre nuk ka përfunduar, përkundrazi po shijojnë jetën e tyre familjare pranë vogëlushit simpatik.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë