Inspeksioni i Drenasit paralajmëron tregtarët. KUJDES nga dita e enjte!

Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Drenasit, i njofton tregtarët lëvizës se ju ndalohet shitja e produkteve jashtë tregut të gjelbër në Drenas, transmeton DrenicaOnline.

Nga data 24.05.2018 (e enjte) kjo drejtori do të organizoj aksion për largimin e tregtarëve që tregtojnë produktet e tyre në trotuare publike dhe në zona tjera në afërsi të rrugëve publike.

“Andaj kërkojmë nga tregtarët lëvizës që produktet e tyre t’i vendosin në tregun e gjelbër në të kundërtën nga data e lartcekur do të ndëshkohen me gjobë dhe malli që tregtohet jashtë tregut do të konfiskohet nga Inspektorët komunal’, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit./DrenicaOnline/

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë