Arrestohen dy persona për vjedhjen e traktorit në Likovc, policia jep detaje

Janë arrestuar dy persona të dyshuar në lidhje me vjedhjen e një traktori në Likovc të Skenderajt, transmeton DrenicaOnline.

Një femër e kishte paraqitur rastin menjëherë në Polici ndërsa këta të fundit kishin nisur hetimet intensive në lidhje me këtë vjedhje të rëndë që ka ndodhur me 19 maj të këtij viti.

“Lidhur me rastin me 21.05.2018 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Hetimet në lidhje me ketë rast ende janë duke vazhduar ndërsa varësisht prej zhvillimeve mund të këtë edhe arrestime të reja./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë