Stuhi e madhe breshri në Drenicë

Në komunën e Skenderajt ka filluar të ketë reshje të mëdha të shiut, të përcjella me breshër.
Lexuesit kanë dërguar fotografi dhe video ku shihet sasia e madhe e breshrit.

Ndërkohë ata tregojnë për dëmtime në pemë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se në ditët në vijim në Kosovë do të mbaj mot i vranët dhe me reshje shiu.





